Shoqata e pavarur e gruas “Hareja” në Rahovec u themelua pas luftës  dhe u regjistrua në Korrik të vitit  2000. Qëllimi kryesor i shoqatës Hareja ishte emancipimi dhe edukimi i grave dhe fëmijëve, integrimi në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe promovimi i një shoqërie tolerante dhe multietnike. Gjithashtu  qëllimi i shoqatës Hareja ishte të arrijë edukimin dhe stimulimin e grave dhe fëmijëve përmes kurseve, trajnimeve, këshillimeve, shërbimeve informative duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, qeverisëse dhe joqeverisëse si dhe me organizata tjera.   Në fillim shoqata jonë qëndronte në një shtëpi me qira e cila ishte me…

Read More

Vizioni i shoqatës së pavarur të gruas “Hareja” është emancipimi dhe edukimi i grave, fëmijëve si dhe të rinjëve, integrimi në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe promovimi i një shoqërie tolerante dhe multietnike. Misioni i Shoqatës Hareja është arritja e edukimit, avancimit dhe përkrahjes së grave, fëmijëve dhe të rinjëve përmes kurseve, trajnimeve, këshillimeve, shërbimeve informative duke bashkëpunuar ngushtë me institucione vendore dhe ndërkombëtare, qeverisëse dhe joqeverisëse si dhe me organizata tjera të natyrës së ngjajshme. Shoqata Hareja ka 50 anëtare. Kuvendin, Bordin këshillues, drejtorin dhe stafin. Më poshtë po e paraqesim skemën organizative mbi të cilën vepron Shoqata Hareja, ku secili pozicion ka përshkrimin e vet të punës.

Adelina Paqarizi

Drejtoreshë

Sahadete Dula

Financiere/Themeluese e shoqatës

Nysrete Sokoli

Anëtare e bordit/Themeluese e shoqatës

Fiqerije Krasniqi

Social-pedagoge/Anëtare e bordit

Translate »