Fëmijët me nevoja të veçanta

Në shoqatën Hareja ofrojmë trajtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, poashtu këtyre fëmijëve i ofrohet edhe fizioterapi, dhe kujdes gjysëmditor. Fëmijët janë të moshave të ndryshme nga 1 deri në 18 vjeç dhe janë me nevoja të ndryshme si: autizëm, syndrome down, retardim psikomotorik (RPM), paralizë cerebrale etj.

Fëmijët janë nga fshati: Drenoc, Pastasel, Pataqan i Ulët, Guri i Kuq, Gexhë, Celinë, Reti, Bellacerkë dhe qyteti i Rahovecit. Në komunën tonë janë gjithsej 120 fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevojë për trajtim dhe rehabilitim adekuat. Në shoqatën tonë për momentin i trajtojmë vetëm 25 fëmijë, e kjo për shkak të buxhetit të limituar. Shoqata jonë ka kapacitet për t’i trajtuar më shumë fëmijë me nevoja të veçanta për shkak se posedon objektin e saj prej 720 m2 dhe nuk ka nevojë të paguajë qira. Poashtu shoqata jonë ka staf të mjaftueshëm, të kualifikuar dhe të licensuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për kujdesin dhe trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Stafi ynë përbëhet prej: Psikologëve, pedagogëve, punëtorëve social, fizioterapeutit, infermierës, kuzhinierës, vozitësit, menaxherës dhe financierës. Përveç stafit të rregullt e kemi edhe stafin vullnetar që përbëhet prej psikologëve, logopedit, edukatorëve dhe punëtorëve social.

Fëmijët vijojnë çdo ditë pune prej orës 12:00 deri 16:00, ku ne i ofrojmë transportin dmth i marrim fëmijët në shtëpit e tyre dhe i sjellim në shoqatë për aktivitete dhe pas përfundimit të aktiviteteve i dërgojmë në shtëpit e tyre. Gjatë qëndrimit në shoqatë fëmijëve i sigurojmë ushqim me nga një shujtë në ditë.

Aktivitetet e fëmijëve me nevoja të veçanta që zhvillohen në shoqatën “Hareja” janë:

 

·         Aktivitete edukative të cilat janë të fokusuara në edukimin e fëmijëve përmes lojrave në grupe dhe individuale, lojra të cilat e stimulojnë zhvillimin emocional, të fëmijëve, social dhe intelektual. Këto aktivitete zhvillohen në mënyra të kombinuara interaktive të cilat ndikojnë në zhvillimin e të të menduarit të fëmijëve.

 

·         Aktivitete integruese-qëllimi i të cilave është që t’i ndihmojë fëmijët në procesin e integrimit në ambient familjar, në grupe të fëmijëve dhe në të gjithë shoqërinë.

·          Aktivitetet tona gjithashtu përfshijnë edhe daljet në natyrë, shëtitje në parqe të ndryshme.

 

·         Gjithashtu ne ofrojmë edhe  njohuri elementare në shkrim, lexim, vizatim si dhe njohuri elementare si në numrim ku fëmijët aftësohen për t’i kryer shërbimet e veta.  Gjithashtu ata aftësohen që të përdorin edhe pajisjet e ndryshme shtëpiake ose të amvisërisë.

 

·         Aktivitetet e përbashkëta me nëna, përgaditja e ushqimeve të ndryshme, leximi i përrallave, tregimeve, vizatime të ndryshme etj.

·         Ne i mësojmë ata edhe për rëndësin e sporteve dhe aktiviteteve të lira, rëndësin e natyrës etj.

 

·         Tryeza të rrumbullakëta / ne organizojmë tryeza të rrumbullakëta kohë pas kohe, ku ftojmë zyrtarë komunalë, institucione, organizata dhe prindër të fëmijëve që t’i njoftojmë me punën tonë, me aktivitetet tona dhe së bashku të lobojmë tek institucionet adekuate për përkrahje më të madhe të këtyre fëmijëve të komunës sonë.

Ky projekt për momentin mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec.

Në vijim shihni fotot e aktiviteteve me këta fëmijë.

 

Kujdesi ditor

Shoqata “Hareja” ka filluar me kujdes ditor që nga shtatori i vitit 2017. Këtu vijojnë fëmijët e moshës 2 deri 6 vjeç. Gjatë qëndrimit në qendër fëmijët kanë aktivitete të ndryshme si: aktivitete edukuese dhe arsimore, ku fëmijët mësojnë përmes lojërave të ndryshme. E këtë më së miri e dëshmojmë përmes fotografive si në vijim.

Prandaj, të gjithë prindërit që kanë obligime të ndryshme familjare, fëmijët mund t’i sjellin te kujdesi ditor qoftë për një ditë, një javë apo një muaj, varësishtë prej kërkesave dhe nevojave të prindërve.

Ky aktivitet mbështetet me vetparticipim të prindërve.

 

Që nga viti 2009 organizojmë aktivitete kulturore për fëmijë si: Festa e 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe festën e Vitit të Ri.

Këto mbështeten nga: VALA, IPKO, Reiffeisen Bank, TEB Bank, Silos & M dhe organizohen në bashkëpunim me drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec dhe drejtorinë e Arsimit në Rahovec.

Baleti, Piano, Violinë dhe Vallëzim popullor

Në shoqatën Hareja poashtu ofrojmë edhe kurse per balet, piano, violinë dhe vallëzim popullor.

Disa vite më parë ky aktivitet është mbështetur nga ambasada Holandeze në Prishtinë dhe shoqata “Mara” nga Holanda. Kurse tani mbështetet me vetparticipim të prindërve.

Personat që janë të angazhuar në këtë aktivitet janë të kualifikuar dhe me përvojë disa vjeçare. Fëmijët e këtyre aktiviteve kanë mundësi që të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore gjatë vitit që organizohen në qytetin tonë si: Festa e fëmijëve 1 Qershori, programi i Vitit të Ri, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë etj.

Kurse 

Në shoqatën Hareja ofrojmë kurse për fëmijë, si:

  • Gjuhë angleze
  • Gjuhë gjermane
  • Matematikë
  • Ndihmë në detyrat e shtëpisë dhe
  • Aktivitete të lira

Këto aktivitete vite më parë janë mbështetur nga: Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada Gjermane në Prishtinë, Diakonie, EWSF, SIDA, Sweedish Office and Komunal Warmland. Kurse tani mbështeten nga vetparticipimi i prindërve.

Nga kursi i gjuhës angleze dhe kompjuterit mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë përfituar 120 fëmijë nga komuna e Rahovecit. Fëmijët kanë qenë nga fshati Celinë, Pastasel, Bellacerkë, Krushë e Madhe, qyteti i Rahovecit dhe është konsideruar edhe fshati Krushë e Vogël për shkak të numrit të viktimave gjatë luftës.

Poashtu nga kursi i gjuhës Gjermane dhe ndihmë në detyrat e shtëpisë financuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, Diakonie dhe EWSF kanë përfituar rreth 300 fëmijë.

  

Që nga viti 2002 “Hareja” ka filluar edhe me kurse të flokëtarisë, rrobaqepësisë, kuzhinës, aftësimin e grave në vozitje dhe kurse shkollore. Deri më tani kanë përfituar rreth 3000 gra dhe vajza të etniciteteve të ndryshme të komunës së Rahovecit.

Këto aktivitete janë mbështetur nga donator të ndryshëm si: UNICEF, Christian Aid, Ambasada Holandeze në Prishtinë, Amica nga Gjermania,WGT.

Aktualisht këto aktivitete vazhdojnë me vetparticipim.

Kursi i rrobaqepësisë
Kursi i floktarisë

Kursi i floktarisë
Kursi i kuzhinës
Kursi i kuzhinës

Kontrolla gjinekologjike dhe këshilla

Që nga themelimi ky aktivitetet është mbështetur nga ASB, Filia dhe Amica nga Gjermania të cilat e kanë themeluar ambulancën gjinekologjike në kuadër të shoqatës “Hareja”. Fillimisht në këtë ambulancë ka punuar doktoresha Shahzije Vuqitërna, kurse pas vdekjes së saj është e angazhuar doktoresha Merita Ruka nga Gjakova e cila vjen një herë në javë për t’iu ofruar grave të komunës së Rahovecit shërbime, kontrolla dhe këshilla gjinekologjike.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me shoqatën “Medica Gjakova” nga Gjakova dhe mbështetet nga Medica Mondiale nga Gjermania.

  •  Ligjërata për gra dhe të rinj për vetëdijësimin për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme

Që nga themelimi i shoqatës janë organizuar dhe ligjërata të ndryshme për parandalimin e sëmundjeve si: kancerit të gjirit, kancerit të mitrës, sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj, të cilat janë mbështetur nga: Filia, Amica, ASB, Swiss Cooperation dhe nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.

Ndërsa ligjëratat për të rinj për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme janë organizuar në vitin 2015-2016 dhe janë përkrahur nga: Volkshilfe dhe City of Vienna. Në këtë projekt kanë përfituar 7000 të rinj nga komuna e Rahovecit.

Pasi që çdo herë kemi gjenerata të reja dhe informacione të tilla janë vazhdimisht të nevojshme, këtë vit ato vazhdojnë të mbështeten nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoria e shëndetësisë në kuadër të komunës së Rahovecit dhe organizohen në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit në Rahovec dhe ligjërata për vetëdijësimin dhe parandalimin e abuzimeve seksuale përmes rrjeteve sociale organizohen në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec.

  • Trajtimi i rasteve të dhunës në familje (dhunës seksuale, fizike, psikologjike, etj.)

Që nga viti 2014-2015 kemi filluar edhe me trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, dhunës fizike dhe psiqike me viktimat që kanë përjetuar dhunë gjatë luftës dhe pas luftës, me viktimat që vazhdojnë të përjetojnë dhunë në familje dhe abuzime seksuale çdo ditë.

Ky aktivitet është mbështetur nga organizata Medica Mondiale nga Gjermania. Dhe për momentin jemi në kërkim të donatorëve për të vazhduar me këtë aktivitet pasi që është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për komunën tonë, pasi që komuna jonë fatkeqësisht e ka numrin më të madh të viktimave të dhunës në familje në regjionin tonë.